Liga Arabe kërkon largimin e mercenarëve të huaj nga Libia
(last modified Tue, 23 Jun 2020 13:37:16 GMT )
Qershor 23, 2020 15:37 Europe/Tirane
  • Liga Arabe kërkon largimin e mercenarëve të huaj nga Libia

Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe ka kërkuar largimin e mercenarëve dhe militantëve të huaj nga territori i Libisë.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Ahmed Abul-Ghajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, sot (të martën) në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Ligës Arabe, deklaroi: "Ndërkombëtarizimi i krizës në Libi, është tepër shqetësues dhe Libia po kalon nëpër një kthesë të rrezikshme. Liga Arabe kundërshton shkeljen e embargos së armatimeve ndaj Libisë dhe dërgimin e mercenarëve të huaj në këtë vend. Ne jemi kundër ndërhyrjeve ushtarake të huaja dhe të hapura në Libi".

Ahmed Abul-Ghajt duke vë në dukje se rrugëzgjidhja politike është e vetmja rrugë për vendosjen e stabilitetit në Libi, theksoi nevojën për ruajtjen dhe respektimin e unitetit dhe pavarësisë të Libisë.

Agjencia e lajmeve të Omanit ka raportuar se Jusef bin Alavi, ministri i punëve të jashtme të Omanit, ka deklaruar: "Është për të ardhur keq për gjendjen aktuale të Libisë dhe ne po bëjmë përpjekje që këtë krizë ta zgjidhim nëpërmjet rrugëve paqësore".

Tags