Arabia Saudite e bllokuar në krizën e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98214-arabia_saudite_e_bllokuar_në_krizën_e_jemenit
Me shtimin përleshjeve në jug të Jemenit mes qeverisë së dorëhequr dhe këshillit transistor, Arabia Saudite po përpiqet të reformojë marrëveshjen e Riadit për administrimin e krizës në jug të Jemenit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 30, 2020 10:45 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite e bllokuar në krizën e Jemenit

Me shtimin përleshjeve në jug të Jemenit mes qeverisë së dorëhequr dhe këshillit transistor, Arabia Saudite po përpiqet të reformojë marrëveshjen e Riadit për administrimin e krizës në jug të Jemenit.

Përgjatë muajit të fundit përleshjet mes këshillit tranzitor dhe qeverisë së dorëhequr të Jemenit janë shtuar. Aktualisht këshilli tranzitor ka marrë në dorë kontrollin e rajoneve që administroheshin nga qeveria e dorëhequr e Jemenit në Aden, ndërsa po bën përpjekje për marrjen e kontrollit të ishullit Sagari  dhe provinca Shabuh dhe Abin. Përveç kësaj zhvillimet e fundit në jug të Jemenit dëshmojnë se marrëveshja e nëntorit 2019 në Riad mes qeverisë së dorëhequr dhe këshillit tranzitor, ka dështuar. Në këto kushte thuhet se Arabia Saudite i ka bërë një propozim të ri Abdarabuh Mansur Hadit presidentit të dorëhequr të Jemenit. Arabia Saudite i ka propozuar qeverisë së dorëhequr të Jemenit që të ndërpresë veprimet ushtarake në provincën Abin, të vendosë trupat në këtë provincë, të përcaktojë autoritetet dhe funksionarët e rinj të provincës kundrejt anulimit të statusit autonom të këshillit tranzitor, kthimin e parave të bankës qendrore që janë bllokuar nga forcat e këshillit tranzitor, përcaktimi i kryeministrit të ri ose qëndrimi i kryeministrit aktual edhe për një muaj. Në këtë propozim të Riadit për qeverinë e dorëhequr të Jemenit, nuk është parashikuar çarmatosja e forcave të varura nga këshillit tranzitor. Njëkohësisht më këtë propozim të Riadit për Mansur Hadin, Arabia Saudite është përpjekur të plotësojë edhe kërkesat e këshillit tranzitor në jug të Jemneit. Gazeta katariote Arabic Jadid, në një artikull të saj shkruan se EBA dhe Arabia Saudite lidhur me lëvizjet e reja të këshillit tranzitor dhe presionet e Riadit ndaj qeverisë së dorëhequr thotë se këto masa janë marrë për t’i dhënë legjitimitet grushtit të shtetit në jug Jemenit. Me fjalë të tjera Riadi e ka kuptuar mungesën e funksionimit të qeverisë së dorëhequr të Jemenit dhe po mundohet t’i japë më shumë pikë këshillit tranzitor në jug me qëllim që të ulë mosmarrëveshjet në jug të Jemenit. Arabia Saudite po ndjek këtë politikë në kohën kur Eidrus Zabedi, kreu i këshilli tranzitor në jug të Jemenit ashtu si Aabdarabuh Manur Hadi president i dorëhequr i Jemenit ndodhen në Arabinë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera.