Në veri të Irakut zbulohet një varrezë tjetër masive
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98240-në_veri_të_irakut_zbulohet_një_varrezë_tjetër_masive
Forcat irakiane kanë zbuluar një varrezë tjetër masive që i përket viktimave të vrara nga grupi terrorist ISIS në provincën Ninva në veri të Irakut.  
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 01, 2020 14:11 Europe/Tirane
  • Në veri të Irakut zbulohet një varrezë tjetër masive

Forcat irakiane kanë zbuluar një varrezë tjetër masive që i përket viktimave të vrara nga grupi terrorist ISIS në provincën Ninva në veri të Irakut.  

Kjo varrezë masive ndodhet në rajonin Al-Hamjat mes Mosulit, qendrës së provincës Ninva dhe rajonit Tel Afar dhe në këtë varrezë janë varrosur trupat e qindra civilëve irakianë që akoma nuk dihet identiteti i tyre.

Personat që janë varrosur në këtë varrezë masive, janë vrarë nga terroristët e grupit takfirist ISIS gjatë sulmit të kryer në provincën Ninva në mes të vitit 2014. Supozohet se numri i personave të varrosur në këtë varrezë masive arrin në 600 trupa.

Forcat irakiane edhe më parë kanë zbuluar me dhjetëra varreza masive në rajonet që ishin pushtuara nga terroristët e grupit takfirist ISIS.