Sulmohet me raketa aeroporti i Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98342-sulmohet_me_raketa_aeroporti_i_bagdadit
Disa burime informative njoftuan se aeroporti i Bagdadit është sulmuar me disa raketa katiusha.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 06, 2020 03:42 Europe/Tirane
  • Sulmohet me raketa aeroporti i Bagdadit

Disa burime informative njoftuan se aeroporti i Bagdadit është sulmuar me disa raketa katiusha.

Agjencia Mehr e lajmeve njofton se sulmi është kryer ndaj pjesës ushtarake të aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit dhe fluturimet në këtë aeroport janë ndërprerë përkohësisht. Sipas burimeve irakiane deri tani nga ky sulm nuk ka pasur dëme në njerëz. Forcat e sigurimit të aeroportit e kanë mohuar sulmin me raketa.