Irani dënon vrasjen e Hesham Al-Hashemi
Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Bagdad të hënën në mbrëmje ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka dënuar vrasjen e Hesham Al-Hashemi, ekspertit dhe analistit të njohur të çështjeve strategjike dhe të sigurisë së Irakut.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ambasada e Iranit në Bagdad ka thënë se qëllimi i mbështetësve dhe autorëve të këtij sulmi terrorist dhe kriminal është prishja e stabilitetit dhe sigurisë së Irakut.
Ambasada e Republikës Islamike e Iranit në vazhdim të deklaratës së saj ka mbështetur vazhdimin e stabilitetit dhe sigurisë së qëndrueshme në Irak.
Organizata e forcave vullnetare Hashd Sha'bi të Iranit gjithashtu me anë të një deklarate, ka dënuar vrasjen e Hesham Al-Hashemi.
Vlen të theksohet se të hënën në mbrëmje Hesham Al-Hashemi në kohën kur po kthehej nga intervista me një kanal televiziv irakian, përpara shtëpisë së tij në lagjen Zajune të Bagdadit është sulmuar me armë zjarri nga një motoçiklist.
Sipas burimeve irakiane, grupi terrorist ISIS ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e këtij personaliteti të sigurisë dhe medial.
Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar për formimin e një komiteti për të hetuar vrasjen e analistit të njohur irakian Hesham Al-Hashemi.