SHBA plotësisht përgjegjëse për agresionin ushtarak saudit kundër Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98394-shba_plotësisht_përgjegjëse_për_agresionin_ushtarak_saudit_kundër_jemenit
Zëdhënësi i ushtrisë jemenase ka denoncuar SHBA-në si komplotist të sulmit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit, duke thënë se Uashingtoni armatos regjimin e Riadit dhe aleatët e tij rajonalë, përcakton për ta qëllimet dhe është i përfshirë në një mbulim politik për veprimet e tyre e agresionit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • SHBA plotësisht përgjegjëse për agresionin ushtarak saudit kundër Jemenit

Zëdhënësi i ushtrisë jemenase ka denoncuar SHBA-në si komplotist të sulmit ushtarak të udhëhequr nga Arabia Saudite kundër Jemenit, duke thënë se Uashingtoni armatos regjimin e Riadit dhe aleatët e tij rajonalë, përcakton për ta qëllimet dhe është i përfshirë në një mbulim politik për veprimet e tyre e agresionit.

"Gjatë ditëve të kaluara, forcat e armatosura të Jemenit ndërsa kryenin operacione pastrimi në provincat Ma'rib dhe al- Bejda, kanë zbuluar sasi të mëdha municionesh të prodhuara nga SHBA në pozicionet e mercenarëve sauditë”, tha gjeneral brigade Jahja Sarei në një konferencë shtypi të transmetuar drejtpërdrejt nga kryeqyteti Sana'a të martën pasdite. "Armët kishin logon e të ashtuquajturës Agjensi e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID)", tha zyrtari ushtarak jemenas, duke shtuar se USAID mbështet dhe financon organizatat në Jemen për të mbledhur informacion të klasifikuar nën maskën e aktiviteteve humanitare. “Populli ynë po vritet nga armët e prodhuara nga SHBA. Populli ynë po kalon vështirësi sepse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin veglat e tyre në rajon: regjimet e Arabisë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe i shtyjnë ata të zbatojnë axhendën dhe politikat amerikane dhe tu shërbejnë interesave të regjimit sionist në rajon”, theksoi Sarei.