Ansarullah kundërshton planin e njëanshëm të OKB për Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98431-ansarullah_kundërshton_planin_e_njëanshëm_të_okb_për_jemenin
Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka kritikuar qasjen e njëanshme të përfaqësuesit special të OKB ndaj Jemenit dhe ka deklaruar se përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-s për çështje të Jemenit në planin e tij të ri synon ta shpëtojë koalicionin agresor të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 09, 2020 08:26 Europe/Tirane
  • Ansarullah kundërshton planin e njëanshëm të OKB për Jemenin

Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka kritikuar qasjen e njëanshme të përfaqësuesit special të OKB ndaj Jemenit dhe ka deklaruar se përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB-s për çështje të Jemenit në planin e tij të ri synon ta shpëtojë koalicionin agresor të Arabisë Saudite.

Martin Griffiths, përfaqësuesi special i sekretarit të përgjithshëm të OKB për çështje të Jemenit, i cili shumë herë në qëndrimet e tij ka mbështetur koalicionin e Arabisë Saudite, së fundi ka paraqitur një plan në të cilin përfshihet ndërprerja urgjente e luftimeve ushtarake, krijimi i një rasti për përpjekje për paqe dhe heqja dorë nga përpjekja për marrjen nën kontroll të territoreve të tjera.  

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se lëvizja Ansarullah e Jemenit me anë të një deklarate, ka deklaruar se paraqitja e planit të ri të Martin Griffiths njëkohësisht me operacionet e afërta të forcave të ushtrisë dhe rezistencës së Jemenit për të marrë nën kontroll të plotë frontin në provincën Meareb, tregon përpjekjet e tij për t’i anashkaluar zhvillimet frontale të Jemenit dhe dhënies së favoreve të caktuara koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Lëvizja Ansarullah e Jemenit ka theksuar: “Në planin e ri të Martin Griffiths nuk ekziston kurrfarë shenje për seriozitet ose qëllim të sinqertë”.

Vlen të theksohet se paraqitja e planit të ri për paqe në Jemen nga ana e OKB bëhet në kohën kur mediat jemenase të enjten (sot) në mëngjes kanë njoftuar se koalicioni agresor saudit ka kryer 38 sulme ajrore në provincat Meareb dhe Al-Xhuf të Jemenit.