Reagime mbi lejimin e fotografimit të femrave modele në Medina
Gazeta Kods Arabic, shkruan se qeveria e Arabisë Saudite ka lejuar fotografimin e emrave modele të botës në një prej zonave të Medinës. Kjo ka ngjallur kritika dhe reagime të shumta.
Revista arabe Woge ka publikuar pamje nga modele të njohura të cilat kanë reklamuar një kompani amerikane në Medina. Middle East Monitor, shkruan se modelet e njohura botërore vihen re me pamje degjeneruese. Ndërkohë gazeta Kods Arabic shkruan se prania e këtyre modeleve dhe veshjet e tyre nuk përputhen aspak me shenjtërimin e qytetit Medina. Middle East Monitor shkruan se fotografimi i modeleve në Medina është në kuadër të programit të reformave të Arabisë Saudite për thithjen e turistëve të huaj dhe për uljen e fuqisë së policisë fetare dhe kufizimin e mosmarrëveshjeve lidhur me pozitën e gruas dhe burrit në Arabinë Saudite.