Ansarullah edhe një hap pranë çlirimit të qytetit strategjik Maareb
Abdullah Jahja Hakem, kreu i delegacionit informativ të qeverisë së pajtimit kombëtar në Jemen deklaroi se qyteti Maareb në qendër të Jemenit është në prag të çlirimit nga pushtuesit e koalicionit saudit.
Ushtria dhe komitet popullor enë Jemen në muajin e 64-ët të luftës së koalicionit saudit kundër Jemenit, janë në prag të një fitoreje të madhe dhe strategjike. Qyteti i rëndësishëm Maareb është në prag të çlirimit nga forcat e ushtrisë dhe komitetet popullore të Jemenit. Çlirimi i këtij qyteti ka rëndësi tepër të madhe pasi ky qytet ka rëndësi shumë nga aspekti ekonomik. Maareb për shkak se ka burime të naftës dhe gazit dhe për shkak të një dige shumë të madhe uji ka rëndësi jashtëzakonisht të madhe për ekonomike dhe kontrolli i tij mund të zgjidhë shumë probleme ekonomike të qeverisë së shpëtimit kombëtar në Jemen. Një tjetër arsye që e bën të rëndësishëm Maarebin është pzoita e tij gjeografike. Çlirimi i qytetit Maareb do të bëhet shkak që qeveria e shpëtimit kombëtar me qendër në Sana do të ketë kontrollin e më shumë se 90% të territorit dhe popullsisë kryesisht në veri të vendit. Në rast se lëvizja Ansarullah merr nën kontroll qytetin Maareb atëherë rruga kryesore e kalimit të sauditëve nga veri për në jug do të ndërpritet dhe për sauditet e vetmja provincë e kontrolluar do të mbetet provinca Mehra. Çlirimi i qytetit Maareb nga aspekti politik gjithashtu k rëndësi të madhe për qeverinë e shpëtimit kombëtar të Jemenit. Partia Vëllazëria Esaleh që është aleatja më e rëndësishme e qeverisë së dorëhequr të Jemenit e ka qendrën në provincën Maareb. Maareb është qendra e fundit ku kjo parti ndikon në gadishullin arabik dhe Jemen. Për këtë arsye kontrollimi i provincës Maareb nga qeveria e Jemenit do të bëhet shkak për dobësimin edhe më të madh të qenërisë së dorëhequr të Jemenit, e cila për momentin është në konflikt të gjerë me këshillin e tranzicionit në jug dhe pothuajse ka humbur gradualisht mbështetjen e Arabisë Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve Jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e Jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera dhe korona.