Arabia Saudite vendos gjoba për haxhinjtë që nuk kanë leje
(last modified Mon, 13 Jul 2020 13:12:52 GMT )
Korrik 13, 2020 15:12 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite vendos gjoba për haxhinjtë që nuk kanë leje

Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite ka deklaruar se ata persona të cilët pa leje zyrtare kryejnë ceremoninë dhe ritualet e Haxhit, do të ndëshkohen me gjoba.

Gazeta saudite “Sharkul-Awsat” duke cituar një burim në Ministrinë e Brendshme të Arabisë Saudite, ditën e diele ka thënë se në vazhdim të urdhrave mbretërore përkatëse me ligjet, dispozitat dhe rregulloret speciale për t’u përballur me virusin Korona dhe në kuadër të parandalimit të përhapjes së këtij virusi gjatë ceremonisë së Haxhit këtë vit, ka marrë vendim për ndëshkimin me gjobë të personave të cilët shkelin urdhrat për mos lejimin e hyrjes në vendet e shenjta pa leje.

Sipas këtij burimi, shkelësit e këtyre urdhëresave duhet të paguajnë gjobë në vlerë 10 mijë Rial saudit dhe në rast të përsëritjes kjo gjoba do të shtohet edhe më shumë.

Ministria e Haxhit të Arabisë Saudite më parë ka deklaruar se këtë vit ceremonia e Haxhit do të organizohet me pjesëmarrjen vetëm të një numri të kufizuar të haxhinjve dhe ky vendim është marrë për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Tags