OKB: 1000 jemenas kanë humbur jetën në gjashtë muaj
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98551-okb_1000_jemenas_kanë_humbur_jetën_në_gjashtë_muaj
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar vazhdimin e luftës kundër popullit të Jemenit dhe ka deklaruar se në gjashtë muajt e kaluar mbi 1000 qytetarë jemenas kanë humbur jetën.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 14, 2020 17:26 Europe/Tirane
  • OKB: 1000 jemenas kanë humbur jetën në gjashtë muaj

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar vazhdimin e luftës kundër popullit të Jemenit dhe ka deklaruar se në gjashtë muajt e kaluar mbi 1000 qytetarë jemenas kanë humbur jetën.

Faqja informative "Al-Arabij Al-Jadid" njoftoi se zyra koordinuese e OKB për çështje humanitare në Jemen ditën e hënë në reagimin e parë pas pohimit të koalicionit të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe ndaj sulmit ajror kundër Jemenit, deklaroi: "Ky sulm ajror ka shkaktuar vrasjen e 7 fëmijëve dhe dy grave si dhe plagosjen e dy grave dhe dy fëmijëve të tjerë në rajonin Al-Vash'ha në provincën Haxha në veriperëndim të Jemenit.

Liz Grandi, shefja e zyrës së OKB për koordinimin e ndihmave humanitare në Jemen, ka dënuar këtë sulm ajror dhe me anë të një deklarate, ka thënë: "Kjo nuk mund të kuptohet që nën hijen e përhapjes së virusit Korona dhe në rrethanat kur opsionet e armëpushimit janë mbi tryezë, akoma po vazhdon vrasja e civilëve jemenas. Me konfirmimin e vrasjes së njëmijë civilëve jemenas gjatë gjashtë muajve të kaluar të këtij vit, OKB shpreh solidaritet me familjet dhe të afërmit e fëmijëve dhe grave që janë vrarë në këtë sulm çnjerëzor dhe të plagosurve u dëshiron shërim. Për Jemen nuk ka buxhet të mjaftueshëm dhe programet higjienike dhe të ujit janë ndërprerë dhe kriza e madhe njerëzore përsëri ka përfshirë këtë vend".