Shkelet armëpushimi në Hudejda
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98561-shkelet_armëpushimi_në_hudejda
Koalicioni agresor saudit kundër Jemenit ka shkelur armëpushimin e shpallur prej tij në provincën Hudejda.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 15, 2020 02:15 Europe/Tirane
  • Shkelet armëpushimi në Hudejda

Koalicioni agresor saudit kundër Jemenit ka shkelur armëpushimin e shpallur prej tij në provincën Hudejda.

Gjatë 24 orëve të kaluara, avionët luftarakë dhe mercenarët sauditë kanë shkelur të paktën 100 herë armëpushimin në provincën Hudejda. Armëpushimi në Hudejda është vendosur që nga dhjetori I vitit 18, por që është shkelur vazhdimisht nga Arabia Saudite. Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 50 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tej mase infrastrukturën e vendit, gjë e cila është bërë shkak që 60% e jemenasve të përballen me mungesë të theksuar ushqimi dhe uri ndërsa spitalet të përballen me një valë të gjerë njerëzish të sëmurë nga kolera dhe korona.