Amerika vendos sistem raketor në zonën e gjelbër të Bagdadit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98565-amerika_vendos_sistem_raketor_në_zonën_e_gjelbër_të_bagdadit
Kenneth F. McKenzie Jr., komandanti i CENTCOM deklaroi se ushtria amerikane për të mbrojtur zonën e gjelbër ka vendosur një sistem mbrojtje raketor në këtë zonë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2020 02:15 Europe/Tirane
  • Amerika vendos sistem raketor në zonën e gjelbër të Bagdadit

Kenneth F. McKenzie Jr., komandanti i CENTCOM deklaroi se ushtria amerikane për të mbrojtur zonën e gjelbër ka vendosur një sistem mbrojtje raketor në këtë zonë.

McKenzie ka thënë: Për të mbrojtur zonën e gjelbër në Bagdad dhe për të mbështetur forcat ushtarake amerikane në Irak, kemi vendosur një sistem raketor në kryeqytetin irakian. Më herët disa burime të pavarura kishin raportuar për vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore në ambasadën amerikane në Bagdad. Bazat ushtarake në Irak që strehojnë forcat amerikane dhe ambasada amerikane në këtë vendim prej muajsh janë bërë shënjestër e sulmeve me raketa. McKenzie ka thënë: Ne do të vazhdojmë dialogun strategjik me qeverinë e Irakut. Kreu i CENTCOM gjithashtu ka thënë: Nëse Hezbullahu sulmon Izraelin, ai do të bëjë një gabim të madh që do të ketë pasoja tepër të rënda.