Vritet kreu i ISIS në Irak dhe 2 zëvendësit e tij
Zëdhënësi i komandës së përgjithshme të forcave të armatosura të Irakut njoftoi se aparati inforamtiv irakian ka arritur të vrasë kreun e ISIS në Irak dhe 2 zëvendësit e tij.
Jahja Rasul, deklaroi se kreu i ISIS në Bagdad të Irakut së bashku me dy zëvendësit e tij janë vrarë. Aparati informativ i Irakut ka arritur të zbulojë vendin e strehimit të Omar Shelal Abid Kertani kreu i ISIS në Bagdad dhe 2 zëvendësit e tij dhe në një operacion i ka vrarë ata. Gjithashtu shërbimet informative të Irakut kanë zbuluar vendndodhjen e ish kreut të ISIS për Bagdadin, Ahmed Isa Zavi që njihej me nofkën Abu Telahe. Më herët zyra për informim e ministrisë së brendshme të Irakut kishte deklaruar se 7 pjesëtarë të ISIS janë arrestuar në provincë Selahudin në veri të Irakut. Forcat irakiane kanë nisur fazën e katërt të operacionit për zbulimin dhe asgjësimin e anëtarëve të grupit terrorist ISIS dhe për vendosjen e sigurisë në provincën Diale në afërsi të kufirit me Iranin.