Rezistenca Irakiane ultimatum për dëbimin e forcave amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98631-rezistenca_irakiane_ultimatum_për_dëbimin_e_forcave_amerikane
Një prej deputetëve të parlamentit Irakian ka thënë se grupet e rezistencës i kanë dhënë ultimatum qeverisë dhe partive politike që të zbatojnë sa më shpejt planin për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2020 03:55 Europe/Tirane
  • Rezistenca Irakiane ultimatum për dëbimin e forcave amerikane

Një prej deputetëve të parlamentit Irakian ka thënë se grupet e rezistencës i kanë dhënë ultimatum qeverisë dhe partive politike që të zbatojnë sa më shpejt planin për dëbimin e forcave amerikane nga Iraku.

Ahmed Kenani, deputet i aleancës Sadekun në parlamentin e Irakut në një intervistë televizive ka thënë se shumica e partive politike në Irak kanë votuar pro largimit të forcave amerikane nga Iraku dhe qeveria e kryeministrit Mustafa Kazemi duhet të përpiqet për dëbimin sa më të shpejtë të këtyre forcave nga Iraku. Kenani përmendi vendimin e parlamentit Irakian për dëbimin e forcave të huaja nga Iraku dhe tha se kushtetuta Irakiane i jep të drejtë parlamentit të marrë vendime dhe të miratojë urdhra për dëbimin e forcave amerikane. Naser Shameri, zv/sekretari i partisë Nabexha, pjesë e forcës së mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak gjithashtu ka thënë se Amerika nuk mund të ndryshojë situatën dhe balancën në Irak dhe për atë nuk ka mbetur asnjë opsion tjetër veçse të largohet nga Iraku pasi qëndrimi në Irak do të ketë pasoja dhe dëme të rënda. Vendimi I parlamentit Irakian për dëbimin e forcave amerikane u mor pasi Gjeneral Kasem Sulejmani komandant I forcave Kods të gardës revolucionare dhe Abu Mehdi Muhandes zv/kreu I forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak së bashku me 8 shoqëruesit e tyre, janë martirizuar më 3 janar të këtij viti pas një sulmi terrorist ajror të forcave amerikane në afërsi të aeroportit të Bagdadit.