Xhihadi Islamik thekson aktivizimin e rezistencës përball planit sionist për aneksim
Shefi i zyrës politike të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës ka theksuar zgjerimin e rezistencës popullore të Palestinës për t’u përballur me planin e regjimit sionist për aneksimin e tokave palestineze të Bregut Perëndimor.
Agjencia e lajmeve “Palestine Al-Jeum” njoftoi se Muhamed Al-Hendi, shefi i zyrës politike të lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, duke vë në dukje rrezikun me të cilin po përballet ideali i popullit të Palestinës, deklaroi: “Regjimi sionist në mënyrë të përditshme me anë të kolonive sionist, po vërteton planin pushtues dhe nuk lejon që asnjë strukturë palestineze në Bregun Perëndimor të bëjë hapa në kuadër të sovranitetit të vërtetë”.
Muhamed Al-Hindi duke kritikuar ashpër koalicionet e fshehta të shteteve arabe me regjimin sionist, shtoi: “Plani për pushtimin e më shumë tokave palestineze i miratuar në kabinetin qeveritar të regjimit sionist, tregon se të gjithë sionistët janë të bashkuar sa i përket çështjes së Palestinës”.