Moska dhe Damasku: Amerika të shmanget nga veprimet destabilizuese
Shtabi i Rusisë dhe Sirisë për Koordinimin e Kthimit të Refugjatëve Sirianë me anë të një deklarate të përbashkët, i ka bërë thirrje Amerikës që të shmanget nga krimi i destabilizimit më të madh në Siri.
Kanali informativ “Russia Today” në gjuhën arabe njoftoi se Shtabi i Rusisë dhe Sirisë për Koordinimin e Kthimit të Refugjatëve Sirianë të premten me anë të një deklarate të përbashkët, ka deklaruar: “Disa persona të strehuar në kampin e refugjatëve “Al-Rkban” të Sirisë për të siguruar shpenzimet e jetës dhe një kafshatë bukë për familjen e vet, janë detyruar t’u bashkohen grupeve terroriste nën kontrollin e Amerikës”.
Në këtë deklaratë të përbashkët thuhet: “Amerika të heqë dorë nga veprimet dhe sjelljet e saj për të krijuar destabilitet në situatën e Sirisë dhe t’i respektojë ligjet ndërkombëtare dhe parimet e OKB dhe të gjithë territoret siriane t’ia dorëzojë qeverisë legjitime të Sirisë. Pushtimi i Amerikës dhe aleatëve të saj në një pjesë të territorit të Sirisë ka shtuar më shumë dhimbjen dhe vuajtjen e civilëve sirianë dhe tani po vonon kthimin e jetës paqësore në këtë vend”.
Vlen të theksohet se kampi i refugjatëve “Al-Rakban” në rajonin Al-Tenef në jugperëndim të Sirisë, ndodhet nën kontrollin e elementëve terroristë të mbështetur nga forcat amerikane të cilat ndodhen në bazën “Al-Tenef”.