Pse Rusia sulmoi bazën turke në Siri?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98647-pse_rusia_sulmoi_bazën_turke_në_siri
"Sulmet ajrore ruse në qytetin al-Bab të cilat u ndodhën natën e së enjtes 16 korrik deri të premten 17 korrik janë një shok për Turqinë dhe grupet terroriste që ajo mbështet, dhe që kanë kontrolluar këtë qytet që nga viti 2017. "
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 17, 2020 16:43 Europe/Tirane
  • Pse Rusia sulmoi bazën turke në Siri?

"Sulmet ajrore ruse në qytetin al-Bab të cilat u ndodhën natën e së enjtes 16 korrik deri të premten 17 korrik janë një shok për Turqinë dhe grupet terroriste që ajo mbështet, dhe që kanë kontrolluar këtë qytet që nga viti 2017. "

"Këto sulme janë një shok për faktin se ky qytet është një nga zonat mbi të cilat Rusia dhe Turqia kanë rënë dakord t'i ruajnë larg çdo bombardimi apo sulmi rus ose sirian. Marrëveshjet midis Moskës dhe Ankarasë për qytetin janë shkelur vetëm një herë në vitet e fundit. Ky ishte sulmi i parë rus në qytetin al-Bab ku pati një paqe të caktuar", shkruan gazeta Rai al-Youm. Por përse rusët filluan një sulm të tillë ajror mbi këtë qytet?  "Duket se ky bombardim trazoi madje edhe kryengritësit sirianë, sepse e ashtuquajtura opozitë siriane nuk ka të njëjtin vlerësim të arsyeve të sulmeve ruse në qytetin al-Bab që strehon bazën më të madhe ushtarake turke në Siri" , sipas gazetës arabe. "Burime pranë opozitës siriane thonë se duke pasur parasysh mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Turqisë, të cilat kanë marrë një dimension rajonal, por edhe ndërkombëtar, qëllimi i saktë i këtyre sulmeve është i paqartë dhe për këtë arsye është e vështirë të kuptohet se çfarë duan rusët, veçanërisht pasi politikat ruse mund të ndryshojnë dhe vendimmarrja është e shpejtë. " "Për disa komandantë të grupeve terroriste të mbështetur nga Turqia, këto sulme i dërgojnë një mesazh Ankarasë. Në të vërtetë, Rusia është e bindur që Ankaraja nuk ka ndërmend të përmbushë kërkesat e saj, veçanërisht në Idlib dhe në Libi. Por disa burime thanë për të përditshmen Rai al-Youm se problemi mund të lidhet me afrimin e Betejës në Sirte dhe presionin rus mbi Ankaranë në çështjen e Libisë. " "Këto sulme ajrore në al-Bab mund të lidhen me sulmin e fundit mbi patrullën ruse në rrugën M4 në Idlib të martën e kaluar, dhe me hetimet ruse të cilat zbuluan se Turqia ishte përfshirë në këtë sulm i cili la të plagosur në radhët e ushtarëve rusë. Edhe pse shumica e ekspertëve ia atribuojnë presionin rus mbi Turqinë qëllimit që Ankaraja të mos sulmojë qytetin libian të Sirtes, sulmi ajror rus mbi bazën turke në al-Bab mund të jetë edhe një reagim ndaj sulmit kundër patrullës ruse në rrugën ndërkombëtare M4 në të cilën u plagosën disa ushtarë rusë, një sulm në të cilin Turqia, sipas rusëve, ishte e përfshirë.