Ish komandanti i ushtrisë irakiane vritet nga persona të panjohur
Një prej ish komandantëve të ushtrisë irakiane është vrarë në një sulm terrorist nga persona të panjohur.
Agjencia VA e lajmeve në Irak njoftoi se Ali Gejdan, komandant i divizionit 59 të ushtrisë së Irakut u vra në një sulm terrorist të personave të panjohur. Persona të panjohur në qytetin Tarmie kanë sulmuar automjetin e këtij ish komandanti të ushtrisë irakiane dhe e kanë vrarë atë. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për këtë sulm terrorist. Vlen të theksohet se komandat Gejdani në vitin 2014 së bashku me disa ushtarakë të tjerë të Irakut u shkarkuar me urdhër të ish kryeministri Hejdar Ebadi për neglizhencën e treguar në përballjen me grupin terrorist ISIS në qytetin Mosul.