Hamasi: Kodsi vija e kuqe e rezistencës
Zëdhënësi i lëvizjes Hamas tha se Kodsi është kryeqyteti i përhershëm i Palestinës dhe rezistenca nuk do të lejojë grabitjen qoftë edhe të një pëllëmbë tokë të Palestinës.
Fuzi Barhum zëdhënës i lëvizjes Hamas tha se përpjekjet për të zbatuar planin Marrëveshja e Shekullit apo planin për aneksimin e territoreve palestineze, nuk do të ndryshojë aspak realitetin dhe të vërtetën. Në rrjedhën e protestave që janë organizuar në mbështetje të Kodsit, xhamisë Al Aksa dhe për mbylljen e portës Bab Rahame, zëdhënësi i Hamasi, Fuzi Barhum, tha: E gjithë Palestina i përket kombit Palestinës dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë qoftë edhe nga një pëllëmbë tokë dhe do të mbrojmë Palestinën, Kodsin, xhaminë Al Aksa dhe të gjithë të drejtat e kombit palestinez. Fuzi Barhum kërkoi pjesëmarrjen e të gjithë kombit palestinez dhe të popujve myslimanë në procesin e mbështetjes së palestinezëve në Kodsin e pushtuar dhe në mbrojtje të xhamisë Al Aksa.