Protesta në Jemen manifeston unitetin e jemenasve dhe palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98701-protesta_në_jemen_manifeston_unitetin_e_jemenasve_dhe_palestinezëve
Partitë e ndryshme të Jemenit kanë organizuar një tubim të madh në mbështetje ndaj çështjes së Palestinës dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë përkrah palestinezëve deri në çlirimin e plotë të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 18, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Protesta në Jemen manifeston unitetin e jemenasve dhe palestinezëve

Partitë e ndryshme të Jemenit kanë organizuar një tubim të madh në mbështetje ndaj çështjes së Palestinës dhe kanë deklaruar se do të qëndrojnë përkrah palestinezëve deri në çlirimin e plotë të Palestinës.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se partitë dhe grupet politike dhe shoqërore të Jemenit kanë organizuar një miting në mbështetje ndaj çështjes së Palestinës.

Sipas këtij burimi, ky tubim është organizuar me titull "Çështja e Palestinës në mesin e aneksimit dhe normalizimit të marrëdhënieve". Në këtë tubim kanë marrë pjesë personalitete dhe figura të njohura të jetës politike dhe shoqërore të Jemenit si dhe përfaqësues të grupeve palestineze.

Gjatë zhvillimit të këtij takimi Hasan Al-Hamran, përfaqësuesi i lëvizjes Ansarullah për çështjen e Palestinës, gjatë fjalës së tij ka theksuar: "Ne në lëvizjen Ansarullah qëndrojmë përkrah palestinezëve dhe mbështesim çlirimin e tokës dhe vendit të tyre pëllëmbë pas pëllëmbe. Atë çfarë po e shikojmë sot dhe përpjekjet që po bëjnë regjimet mercenare arabe për normalizimin e marrëdhënieve me sionistët, tregojnë se tani ka ardhur koha e zbulimit të të vërtetave".

Nga ana tjetër, Ahmed Berkat, përfaqësuesi i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Jemen, gjatë fjalës së tij në këtë takim deklaroi: "Jemenasit qëndrojnë përkrah palestinezëve dhe do të mbështesin popullin palestinez deri në rrëzimin e regjimeve arabe mbështetëse të regjimit sionist".

Ndërkohë, Muadh Abu Shomale, përfaqësuesi i lëvizjes palestineze Hamas në Jemen, në këtë takim tha: "Izraeli është armiku kryesor dhe i vërtetë i Umetit Islam. Marrëveshja e ashtuquajtur "akordi i shekullit" konsiderohet arma e fundit e sionistëve për zhdukjen e çështjes së Palestinës. Amerikanët kanë përqendruar përpjekjet e tyre gjithashtu pikërisht në këtë drejtim".

Khalid Khalifa, përfaqësuesi i Frontit Demokratit për Çlirimin e Palestinës, gjatë fjalës së tij në këtë takim tha: "Autoriteti Autonom i Palestinës duhet t'i japë fund marrëdhënieve të veta me Amerikën dhe regjimin sionist dhe të deklaroi se më nuk e njeh zyrtarisht regjimin e Tel Avivit".

Në takimin "Çështja e Palestinës në mesin e aneksimit dhe normalizimit të marrëdhënieve" pjesëmarrësit në mënyrë të unifikuar kanë theksuar se jemenasit janë pjesë e pandashme e Frontit të Rezistencës dhe qëndrimi parimor i Jemenit është i bazuar mbi çlirimin e Palestinës nga pushtuesit sionistë.