Gazeta sioniste: "Netanjahu është një virus i rrezikshëm"
Gazeta sioniste "Yedioth Ahronoth" në një artikull të saj ka kritikuar ashpër Beniamin Netanjahun, kryeministrin e regjimit sionist dhe e ka quajtur atë "virus të rrezikshëm".
Gazeta sioniste "Yedioth Ahronoth" në këtë artikull duke kritikuar ashpër punën e kabinetit qeveritar të Beniamin Netanjahut në përballje me krizën e përhapjes së virusit Korona, ka shkruar: "Autoritetet izraelite kanë dështuar tërësisht në zgjidhjen e krizës së përhapjes së virusit Korona".
Gazeta "Yedioth Ahronoth" gjithashtu duke kritikuar emërimin e personave pa profesion mjekësor në ministrinë e shëndetësisë së regjimit sionist, ka theksuar: "Përhapja e madhe e virusit Korona tregon se Beniamin Netanjahu është një virus shumë më i rrezikshëm se sa vetë virusi Korona".
Në vazhdim të artikullit të kësaj gazete sioniste thuhet: "Në kohën kur sionistët po përballen me një krizë të madhe ekonomike, Netanjahu synon të paguajë një shumë të madhe parash për t'u mbrojtur në dosjet e korrupsionit financiar".
Ndërkohë me mijëra izraelit të premten në mbrëmje kanë protestuar duke u mbledhur para shtëpisë së Beniamin Netanjahut dhe kanë protestuar kundër qëndrimit të tij në pushtet pavarësisht dosjeve dhe padive të shumta për korrupsion financiar dhe kushtet e rënda ekonomike.