Nis procesi i zgjedhjeve parlamentare në Siri
Votimi për zgjedhjet e treta parlamentare në Siri, bazuar në kushtetutën e vendit të vitit 2012, filloi në orën 7 të mëngjesit sipas orës lokale.
Që në orën e parë të hapjes së qendrave të votimit, pjesëmarrja e popullit në zgjedhje ka qenë e mirë. Në këto zgjedhje, populli sirian do të zgjedhë 250 deputetë të rinj nga 1658 kandidatë për mandatin e ardhshëm katër vjeçar në parlament. Secila nga 14 provincat e Sirisë konsiderohet zonë elektorale. Qytetarët sirianë që u larguan nga qytetet e tyre për shkak të luftës mund të zgjedhin kandidatët e tyre në provincat e tjera. Vëzhguesit i shohin zgjedhjet si dërgim i një mesazhi për armiqtë e Sirisë, se uniteti e popullit dhe qeverisë do të arrijë fitoren përfundimtare kundër grupeve terroriste të mbështetur nga të huajt. Votimi për zgjedhjet e treta parlamentare në Siri është planifikuar të vazhdojë deri në orën 19 dhe pas saj do të nisë menjëherë numërimi i votave.