Shpërthim në veri të Sirisë, të paktën 15 persona të plagosur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98771-shpërthim_në_veri_të_sirisë_të_paktën_15_persona_të_plagosur
Një autobombë ka shpërthyer në veri të provincës Alepo të Sirisë dhe në afërsi me kufirin e Turqisë ku si pasojë janë plagosur të paktën 15 persona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 19, 2020 15:18 Europe/Tirane
  • Shpërthim në veri të Sirisë, të paktën 15 persona të plagosur

Një autobombë ka shpërthyer në veri të provincës Alepo të Sirisë dhe në afërsi me kufirin e Turqisë ku si pasojë janë plagosur të paktën 15 persona.

Burimet informative të Sirisë kanë njoftuar se një autobombë ka shpërthyer në qendër të tregut "Al-Hal" në qytetin Afrin në veri të provincës Alepo dhe në afërsi të kufirit me Turqinë ku deri më tani është raportuar për plagosjen e të paktën 15 personave.

Si pasojë e këtij shpërthimi janë plagosur gjashtë fëmijë dhe disa pjesëtarë të grupeve militante të mbështetur nga Turqia. Sipas autoriteteve lokale, autobomba e shpërthyer i përket grupit terrorist "Filek Al-Sham" i cili vepron në provincën Idlib.