ISIS dështon në sulmin e tij në Samera të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98817-isis_dështon_në_sulmin_e_tij_në_samera_të_irakut
Organizata Hashd Shaabi në Irak njoftoi vrasjen e të paktën 8 terroristëve të ISIS në lindje të rajonit Samera pjesë e provincës Selahudin në Irak.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 21, 2020 03:08 Europe/Tirane
  • ISIS dështon në sulmin e tij në Samera të Irakut

Organizata Hashd Shaabi në Irak njoftoi vrasjen e të paktën 8 terroristëve të ISIS në lindje të rajonit Samera pjesë e provincës Selahudin në Irak.

Sipas një njoftimi të agjencisë Tasnim, organizata Hashd Shaabi ka nxjerrë një deklaratë ku thuhet se informacionet e mbledhura nga kjo organizatë mbi lëvizjet e grupit terrorist ISIS në Irak u janë dorëzuar forcave ajrore të ushtrisë dhe avionët luftarakë të Irakut pasi kanë sulmuar një automjet të ISIS kanë vrarë të paktën 8 terroristë. Në këtë sulm që u krye në Samera janë plagosur shumë terroristë të tjerë të ISIS. Nga ana tjetër forcat Hashd Shaabi duke bashkëpunuar me forcat e sigurisë së Irakut kanë shkatërruar disa tunele të grupit terrorist ISIS në rajonet Kaare, Veiza dhe Hedare pjesë e provincës Anbar në perëndim të Irakut. Edhe pse ISIS në Irak ka dështuar në këtë vend ekzistojnë akoma elementë të varur nga grupi terrorist ISIS. Forcat e ushtrisë dhe të grupit Hashd Shaabi në Irak herë pas here kryejnë operacione kundër terroristëve të mbetur të ISIS në Irak për çrrënjosjen e plotë të këtij grupi terrorist nga vendi.