Parlamenti i Egjiptit miraton ndërhyrjen ushtarake të Kajros në Libi
(last modified Tue, 21 Jul 2020 14:07:00 GMT )
Korrik 21, 2020 16:07 Europe/Tirane
  • Parlamenti i Egjiptit miraton ndërhyrjen ushtarake të Kajros në Libi

Parlamenti i Egjiptit ka dhënë pëlqimin për ndërhyrjen ushtarake të ushtrisë së këtij vendi në Libi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Parlamenti i Egjiptit ditën e hënë ka zhvilluar një mbledhje sekrete dhe ka miratuar urdhrin për dërgimin e forcave në kuadër të misioneve luftarake jashtë vendit të cilin ia ka dorëzuar Abdulfetah Al-Sisi, presidentit të Egjiptit.

Parlamenti i Egjiptit këtë vendim e ka marrë pas deklaratave të Al-Sisi në lidhje me përcaktimin e vijave të kuqe në Libi dhe ndërhyrjen e mundshme ushtarake të Kajros në krizën e Libisë.

Presidenti i Egjiptit ditën e enjte ndërhyrjen ushtarake të drejtpërdrejtë të Egjiptit në Libi me pretendimin e mbrojtjes kombëtare të të dy vendeve, e ka quajtur të ligjshme dhe ka theksuar se qyteti Sirt në veri të Libisë dhe baza ajrore Al-Xhafra në qendër të Libisë janë vija të kuqe të Egjiptit.

Këto deklarata të presidentit të Egjiptit konsiderohen kërcënime të nivelit më të lartë kundër qeverisë së pajtimit kombëtar të Libisë.