Lirohen 10 robër jemeni nga kthetrat e mercenarëve sauditë
Kryetari i komitetit kombëtar për çështje të robërve jemenas ka njoftuar për lirimin e 10 robërve jemenas nga kthetrat e mercenarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdulkadir Al-Morteda, kryetari i komitetit kombëtar për çështje të robërve jemenas, sot (të premten) ka thënë: “Ky komitet gjatë një operacioni për shkëmbimin e robërve të luftës nëpërmjet negociatave lokale, ka arritur t’i lirojë 10 robër të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit nga frontet e Shabuh dhe Meareb të Jemenit”.
Vlen të theksohet se komiteti për çështje të robërve të Jemenit pa ndihmën e OKB dhe vetëm nëpërmjet ndërmjetësuesve lokal dhe vendor deri më tani ka arritur të kryer me dhjetëra operacione për shkëmbimin e robërve.