Lirohen 10 robër jemeni nga kthetrat e mercenarëve sauditë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98948-lirohen_10_robër_jemeni_nga_kthetrat_e_mercenarëve_sauditë
Kryetari i komitetit kombëtar për çështje të robërve jemenas ka njoftuar për lirimin e 10 robërve jemenas nga kthetrat e mercenarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2020 09:50 Europe/Tirane
  • Lirohen 10 robër jemeni nga kthetrat e mercenarëve sauditë

Kryetari i komitetit kombëtar për çështje të robërve jemenas ka njoftuar për lirimin e 10 robërve jemenas nga kthetrat e mercenarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Abdulkadir Al-Morteda, kryetari i komitetit kombëtar për çështje të robërve jemenas, sot (të premten) ka thënë: “Ky komitet gjatë një operacioni për shkëmbimin e robërve të luftës nëpërmjet negociatave lokale, ka arritur t’i lirojë 10 robër të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit nga frontet e Shabuh dhe Meareb të Jemenit”.

Vlen të theksohet se komiteti për çështje të robërve të Jemenit pa ndihmën e OKB dhe vetëm nëpërmjet ndërmjetësuesve lokal dhe vendor deri më tani ka arritur të kryer me dhjetëra operacione për shkëmbimin e robërve.