Ushtria amerikane largohet edhe nga baza "Besmaje" e Irakut
Koalicionit amerikan i ashtuquajtur kundër ISIS sot (të shtunën) është larguar zyrtarisht edhe nga baza ushtarake "Besmaje" të Irakut.
Agjencia e lajmeve WA'A e Irakut njoftoi se koalicioni i ashtuquajtur kundër ISIS i Amerikës, sot zyrtarisht është larguar edhe nga baza ushtarake "Besmaje".
Burimet irakiane kanë shkruar se komandanti i forcave të misionit të përbashkët të koalicionit amerikan ka konfirmuar lajmin për lirimin e kësaj baza ushtarake dhe ka thënë: "Edhe më parë kemi thënë se baza ushtarake "Besmaje" do të lirohet".
Lirimi i kësaj baze ushtarake nga forcat amerikane është bërë në kohën kur natën e kaluar 4 raketa janë hedhur në drejtim të bazës ushtarake "Besmaje" të Irakut.
Autoritetet ushtarake amerikane në Irak kanë deklaruar se do të reduktojnë numrin e trupave ushtarake të tyre në Irak sipas koordinimit me qeverinë e këtij vendi.