Shtohen protestat kundër Netanjahut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i98990-shtohen_protestat_kundër_netanjahut
Në javën e pestë me radhë përballë rezidencës së kryeministrit të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar janë organizuar protesta kundër politikave të kryeministrit sionist Netanjahu.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2020 03:31 Europe/Tirane
  • Shtohen protestat kundër Netanjahut

Në javën e pestë me radhë përballë rezidencës së kryeministrit të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar janë organizuar protesta kundër politikave të kryeministrit sionist Netanjahu.

Protestat janë organizuar me sloganet “ Ministër krimi “ në vend të sloganit “ kryeministër krimi”. Qytetarët e Kodsit kanë organizuar protesta kundër korrupsionit dhe terrorizmit çifut dhe kanë protestuar kundër Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist. Qendra informative e Palestinës njoftoi se një anëtar i parlamentit sionist nga partia laburiste, ka deklaruar se protestat e qytetarëve të Kodsit ishin kundër politikave të Netanjahut dhe veprimeve të tij për aneksimin e rajonit Bregu Perëndimor i Lumit Jordan. Kjo qendër ka thënë gjithashtu se shtimi i sulmeve të kolonëve sionist kundër palestinezëve gjatë ditëve të fundit është bërë më i dukshëm. Me mijëra qytetarë izraelit në Palestinën e pushtuar në Kods janë mbledhur në një protestë dhe kanë protestuar kundër korrupsionit financiar të Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist. Protestuesit izraelitë kanë kërkuar dorëheqjen e Netanjahut dhe të gjithë kabinetit të tij qeveritar. Netanjahu akuzohet për "Dosjen 1000" lidhur me marrjen e dhuratave të mëdha nga një pasanik, për "Dosjen 2000" në lidhje me marrëveshjen me pronarin e gazetës "Yediot Aharonot" dhe për "Dosjen 3000" që lidhet me blerjen e nëndetëseve bërthamore nga Gjermania.