Ministri i naftës së Jemenit: Sauditët kanë plaçkitur naftën e Jemenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99024-ministri_i_naftës_së_jemenit_sauditët_kanë_plaçkitur_naftën_e_jemenit
Ministri i naftës së Jemenit ka njoftuar për plaçkitjen e rezervave të naftës së këtij vendi nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe mercenarëve të tyre gjatë viteve të kaluara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 26, 2020 11:15 Europe/Tirane
  • Ministri i naftës së Jemenit: Sauditët kanë plaçkitur naftën e Jemenit

Ministri i naftës së Jemenit ka njoftuar për plaçkitjen e rezervave të naftës së këtij vendi nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe mercenarëve të tyre gjatë viteve të kaluara.

Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Ahmed Dares, ministri i naftës së Jemenit, ka deklaruar: "Në vitin 2018, koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka plaçkitur 18 milionë fuçi naftë dhe në vitin 2019 ka plaçkitur rreth 30 milionë fuçi naftë të Jemenit. Koalicioni agresor i Arabisë Saudite të ardhurat e siguruara nga shitja e naftës së Jemenit i kanë futur në bankat saudite".

Ndërkohë Abdulkarim Al-Naharij, zv/drejtori i sektorit të urgjencave pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit, ka paralajmëruar për gjendjen aktuale të vendit që po shkon drejt përfundimit të karburanteve dhe ka deklaruar: "Sektori i urgjencave të Jemenit gati ka ndal punën e vet dhe kjo është për shkak të bllokadës dhe konfiskimit të anijeve transportuese të naftës nga ana e forcave të koalicionit agresor saudit".