Ministri i naftës së Jemenit: Sauditët kanë plaçkitur naftën e Jemenit
Ministri i naftës së Jemenit ka njoftuar për plaçkitjen e rezervave të naftës së këtij vendi nga ana e koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe mercenarëve të tyre gjatë viteve të kaluara.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se Ahmed Dares, ministri i naftës së Jemenit, ka deklaruar: "Në vitin 2018, koalicioni agresor i Arabisë Saudite ka plaçkitur 18 milionë fuçi naftë dhe në vitin 2019 ka plaçkitur rreth 30 milionë fuçi naftë të Jemenit. Koalicioni agresor i Arabisë Saudite të ardhurat e siguruara nga shitja e naftës së Jemenit i kanë futur në bankat saudite".
Ndërkohë Abdulkarim Al-Naharij, zv/drejtori i sektorit të urgjencave pranë Ministrisë së Shëndetësisë së Jemenit, ka paralajmëruar për gjendjen aktuale të vendit që po shkon drejt përfundimit të karburanteve dhe ka deklaruar: "Sektori i urgjencave të Jemenit gati ka ndal punën e vet dhe kjo është për shkak të bllokadës dhe konfiskimit të anijeve transportuese të naftës nga ana e forcave të koalicionit agresor saudit".