Hamas reagon ndaj fondit 38 miliard dollarësh të Amerikës për Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99061-hamas_reagon_ndaj_fondit_38_miliard_dollarësh_të_amerikës_për_izraelin
Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka reaguar ndaj fondit 38 miliard dollarësh që Amerika ka akorduar në formë mbështetjeje për regjimin sionist dhe ka thënë se ky fond shton logjikën e dhunës dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 27, 2020 03:40 Europe/Tirane
  • Hamas reagon ndaj fondit 38 miliard dollarësh të Amerikës për Izraelin

Lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas ka reaguar ndaj fondit 38 miliard dollarësh që Amerika ka akorduar në formë mbështetjeje për regjimin sionist dhe ka thënë se ky fond shton logjikën e dhunës dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare.

Kongresi amerikan një ditë më parë ka miratuar fondin prej 38 miliard dollarë si paketë mbështetjeje për regjimin sionist në një afat 10 vjeçar. Basem Naim anëtar i zyrës së Hamasit për marrëdhëniet ndërkombëtare, pasi ka dënuar këtë veprim ka thënë: Vendimi i lartpërmendur nuk është vetëm një mbështetje financiare por një mbështetje politike e organit më të lartë ligjvënës në Amerikës për krimet që Izraeli kryen kundër palestinezëve, krime të cilat janë të barabarta me krimet kundër njerëzimit. Ai shtoi se ky veprim mbështet logjikën e dhunës dhe shkeljes së ligjeve ndërkombëtare nga ana e regjimit sionist ndërkohë që Amerika në këtë mënyrë shpreh mbështetjen për pushtimin akoma më të madh të Palestinës dhe spastrimin etnik kundër popullit palestinez. Naim shtoi se Amerika me këtë veprim veten e saj e ka renditur direkt në rangun e partnerëve të agresionit kundër popullit palestinez dhe ka treguar se ajo nuk kërkon stabilitet në rajon dhe në botë. Ai me këtë rast i ka kërkuar Uashingtonit të heqë dorë nga ky veprim dhe të mbështesë çështjen palestineze, forcimin e sigurisë dhe paqen në botë dhe respektimin e ligjeve ndërkombëtare.