Garda Revolucionare qëllon raketa, ushtarët amerikanë futen në bunkerë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99110-garda_revolucionare_qëllon_raketa_ushtarët_amerikanë_futen_në_bunkerë
Forcat ushtarake amerikane të vendosura në mbretëritë arabe të Gjirit Persik u raportua se u urdhëruan të qëndronin në bunkerë pasi forcat e Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) qëlluan me raketa balistike gjatë stërvitjeve ushtarake normale jashtë ngushticës strategjike të Hormuzit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 28, 2020 18:34 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare qëllon raketa, ushtarët amerikanë futen në bunkerë

Forcat ushtarake amerikane të vendosura në mbretëritë arabe të Gjirit Persik u raportua se u urdhëruan të qëndronin në bunkerë pasi forcat e Korpusit të Rojeve të Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) qëlluan me raketa balistike gjatë stërvitjeve ushtarake normale jashtë ngushticës strategjike të Hormuzit.

Duke cituar "burimet" e saj dhe ato të CNN, BBC shkroi në një postim në faqen e saj zyrtare të martën se trupat amerikane me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajt dhe Katar ishin vënë shkurtimisht në "alarm të lartë për shkak të shqetësimeve mbi aktivitetet e raketave të Iranit". Forcat amerikane në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe "ishin në gatishmëri të lartë të martën dhe u urdhëruan të qëndrojnë në bunkerë, për shkak të të dhënave të inteligjencës që tregojnë se një raketë balistike iraniane ishte qëlluar dhe ndoshta ishte drejtuar drejt tyre, thnë zyrtarët amerikanë të mbrojtjes për CNN", thuhet në raport. Garda Revolucionare e Iranit nisi të martë stërvitjet ajrore dhe detare në shkallë të gjerë, të koduar Profeti i Madh-14, që përfshijnë njësitë e Divizionit Hapësinor dhe të Marinës së IRGC.