Trupat egjiptiane në Siri?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99151-trupat_egjiptiane_në_siri
Pasi një media turke, në kontekstin e rivalitetit me Egjiptin, pretendoi se trupat egjiptiane ishin vendosur në Siri, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ky lajm ishte thelbësisht i rremë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 30, 2020 23:13 Europe/Tirane
  • Trupat egjiptiane në Siri?

Pasi një media turke, në kontekstin e rivalitetit me Egjiptin, pretendoi se trupat egjiptiane ishin vendosur në Siri, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se ky lajm ishte thelbësisht i rremë.

Agjensia turke e lajmeve Anadolu në një lajm të çuditshëm pohoi këtë të enjte, 30 korrik, se qeveria egjiptiane kishte dërguar dhjetëra ushtarë në Siri për të mbështetur qeverinë siriane. Disa orë pas këtij lajmi, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se ajo që raportoi agjensia e lajmeve Anadolu e Turqisë ishte e rreme dhe e pabazuar. "Burime të besueshme na kanë raportuar se ajo që pretendoi Agjencia Turke e Lajmeve, konkretisht vendosja e dhjetëra trupave të qeverisë egjiptiane në Siri për të luftuar së bashku me ushtrinë siriane dhe forcat aleate të saj, ishte në thelb false ”, ka shkruar Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut. Kjo nuk është hera e parë që Anadolu ka raportuar informacione të ngjashme në lidhje me Egjiptin. Më parë, ajo kishte pohuar se oficerët dhe pilotët egjiptianë ishin të pranishëm në Siri, një pretendim që nuk është konfirmuar kurrë.