Protesta masive kundër “kryeministrit të Krimit”
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99243-protesta_masive_kundër_kryeministrit_të_krimit
Policia izraelite arrestoi 12 protestues dhe u konfrontua fizikisht me dhjetëra të tjerë gjatë protestave masive që u mbajtën afër rezidencës së kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanjahu në Jeruzalem në orët e para të së dielës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2020 17:42 Europe/Tirane
  • Protesta masive kundër “kryeministrit të Krimit”

Policia izraelite arrestoi 12 protestues dhe u konfrontua fizikisht me dhjetëra të tjerë gjatë protestave masive që u mbajtën afër rezidencës së kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanjahu në Jeruzalem në orët e para të së dielës.

Incidentet ndodhën pas një demonstrate ku qytetarët kërkonin dorëheqjen e Netanjahut. Mijëra izraelitë dolën në rrugë për të protestuar kundër korrupsionit për të cilin akuzojnë Netanjahun por edhe kundër mënyrës se si qeveria po e menaxhon situatën e koronavirusit. Mediat izraelite vlerësuan se rreth 15,000 protestues morën pjesë në tubimin e mbajtur pranë rezidencës shtetërore të Netanjahut ku mbanin pankarta me shkrime “kryeministri i Krimit”. Protesta e sotme sipas mediave ishte më e madhja në demonstratat disa javore pranë rezidencës së Netanjahut ndërsa të shtunën qytetarët u afruan edhe jashtë shtëpisë private të kreut të qeverisë në qytetin izraelit të Cezaresë ndërkohë që protestat vazhdonin edhe në Tel Aviv. Reuters shkruan se Netanjahu po përballet me protesta mbarëkombëtare për shkak të  gjendjes së ekonomisë të goditur nga koronavirusi. Sipas mediave, shumë qytetarë e gjykojnë atë të papërshtatshëm për të udhëhequr vendin ndërsa përballet me një gjyq për akuza korrupsioni, në të cilat ai mohon të këtë abuzuar me detyrën.