Forcat egjiptiane aktive në Idlib
Me ndalimin e patrullimeve të përbashkëta turko-ruse, ushtria siriane ka filluar një sulm të ri në shkallë të gjerë kundër terroristëve në veriperëndim të Sirisë. Sipas faqes ruse të lajmeve Avia-pro, ushtria siriane, e mbështetur nga forcat ruse dhe madje edhe "egjiptianët", po e vazhdon këtë operacion me aeroplanët e zbulimit.
Artileria siriane gjithashtu po shënjestron pozicionet e terroristëve gjatë këtij operacioni. Ushtria siriane ka filluar një sulm të gjerë në veriperëndim të Sirisë. Pozicionet e terroristëve në provincat Idlib, Hama dhe Latakia janë bombarduar ashpër, shton burimi. Në verilindje të provincës Latakia, ushtria siriane bombardoi masivisht pozicionet e terroristëve që pretendojnë të mbrojnë qytetin Kobani. Ushtria siriane ka tentuar prej kohësh të kapë këtë fortesë të terroristëve. Terroristët e Partisë Turkistani kanë ndërtuar një strukturë mbrojtëse atje dhe bëjnë rezistencë të ashpër ndaj trupave siriane. Sulmet me raketa dhe artileri synuan linjat mbrojtëse të grupeve të armatosura në rrafshinën al-Gaab dhe zonën Xhabal al-Zavija në jug të Idlibit, shton Avia-pro. Këto sulme shpjegohen me refuzimin e Turqisë për të respektuar marrëveshjet në lidhje me terroristët në këtë zonë që duhej të binte nën kontrollin e trupave siriane. Në fakt, pas zbulimit të një depoje armësh që i përkiste terroristëve, pozicionet e tyre u bënë menjëherë objekt i sulmeve ajrore dhe i zjarrit të artilerisë së ushtrisë siriane. Përveç 150 trupave të tij, Egjipti ka dërguar automjete të blinduara në Siri, të cilat do të sigurojnë Damaskun se Turqia nuk do të reagojë ndaj ofensivës së ushtrisë siriane, përndryshe Kajro do të ndërhyjë dhe shanset e Ankarasë për të reaguar do të ishin të dobëta, shton Avia-pro.