Një raketë lëshohet nga Gaza në Palestinën e Pushtuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99251-një_raketë_lëshohet_nga_gaza_në_palestinën_e_pushtuar
Ushtria e regjimit sionist dje njoftoi lëshimin e një rakete nga rripi i Gazës drejt një kolonie sioniste në jug të Palestinës së Pushtuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 03, 2020 04:29 Europe/Tirane
  • Një raketë lëshohet nga Gaza në Palestinën e Pushtuar

Ushtria e regjimit sionist dje njoftoi lëshimin e një rakete nga rripi i Gazës drejt një kolonie sioniste në jug të Palestinës së Pushtuar.

Ushtria e regjimit sionist njoftoi se raketa është lëshuar nga jugu i rripit të Gazës. Pas këtij sulmi me raketë janë dëgjuar alarmet e rrezikut në qytetin Sedirot dhe në pjesën jugore të Palestinës së Pushtuar. Ushtria e regjimit sionist duke reaguar ndaj lëshimit të kësaj rakete ka aktivizuar menjëherë sistemin e mbrojtjes ajrore “ Kupola e Hekurt”. Deri tani nuk ka të dhëna për dëmet e shkaktuara nga ky sulm me raketa por sipas mediave izraelite raketa ka goditur një automjet. Vlen të theksohet se sulmi me raketa i ndodhur dje është sulmi i parë që kryhet pas një muaji. Në fillim të korrikut në drejtim të Palestinës së Pushtuar janë lëshuar 3 raketa nga rripi i Gazës. Deri tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për lëshimin e këtyre raketave.