Shpërthim i tmerrshëm në Bejrut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99288-shpërthim_i_tmerrshëm_në_bejrut
Kryeqyteti i Libanit, Bejruti është tronditur ditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 04, 2020 20:58 Europe/Tirane
  • Shpërthim i tmerrshëm në Bejrut

Kryeqyteti i Libanit, Bejruti është tronditur ditën e sotme nga një shpërthim i fuqishëm.

Mediat lokale raportojnë për qindra të plagosur dhe viktima, pas shpërthimit në një fabrikë fishekzjarresh në portin e qytetit. Ministri i shëndetësisë në Liban ka thënë se ka 11 viktima dhe shumë të lënduar si dhe dëme të mëdha. Shkaku i shpërthimit nuk është ende i qartë por dyshohet se ka marrë flakë një magazinë ku ishin fishekzjarre dhe lëndë të tjera plasëse kryesisht nitrat. Sipas mediave libaneze spitalet janë të mbushur me persona të plagosur ku shumë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën.