Rusia dërgon pesë avionë për të ndihmuar Libanin
Gusht 05, 2020 16:34 Europe/Tirane
Rusia për të ndihmuar Libanin për mënjanimin e pasojave të shkaktuara nga shpërthimi i Bejrutit, ka dërguar pesë avionë me pajisje mbrojtëse në Liban.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Ministria e Emergjencave të Rusisë gjithashtu ka njoftuar për dërgimin e specialistëve, pajisjeve të sigurisë dhe mbrojtjes përball virusit Korona në Liban.
Të martën ndodhi një shpërthim i fuqishëm në portin e Bejrutit.
Drejtori i përgjithshëm i doganës së Libanit ka deklaruar se lënda Nitrat ka shkaktuar shpërthimin në portin e Bejrutit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Libanit, si pasojë e këtij shpërthimi janë vrarë mbi 100 persona dhe janë plagosur mbi 4 mijë persona të tjerë.
Tags