Presidenti i Francës thekson dërgimin e ndihmave ndërkombëtare në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99335-presidenti_i_francës_thekson_dërgimin_e_ndihmave_ndërkombëtare_në_liban
Presidenti i Francës në deklaratën e tij të parë pas arritjes në Bejrut, ka deklaruar: “Libani nuk është vetëm ai do të bëjë përpjekje gjatë ditëve të ardhshme për sigurimin e ndihmave franceze, evropiane dhe ndërkombëtare dhe dërgimin e tyre në Liban.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 06, 2020 14:49 Europe/Tirane
  • Presidenti i Francës thekson dërgimin e ndihmave ndërkombëtare në Liban

Presidenti i Francës në deklaratën e tij të parë pas arritjes në Bejrut, ka deklaruar: “Libani nuk është vetëm ai do të bëjë përpjekje gjatë ditëve të ardhshme për sigurimin e ndihmave franceze, evropiane dhe ndërkombëtare dhe dërgimin e tyre në Liban.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Emmanuel Macron, presidenti i Francës, i cili sot (të enjten) në mesditë ka arritur në Liban, sapo ka zbritur në aeroportin e Bejrutit, ka deklaruar: “Libani nuk është i vetëm”.

Sipas kanalit televiziv Al Mejadin, Macron duke shprehur optimizëm për dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për Libanin, ka thënë: “Libani po përballet me krizën politike dhe ekonomike dhe ka nevojë për ndihma të menjëhershme”.

Presidenti francez gjithashtu ka theksuar se gjatë ditëve të ardhshme ai do të bëjë të gjitha përpjekjet për dërgimin e ndihmave franceze, evropiane dhe ndërkombëtare në Liban.

Macron para se të vizitojë vendin ku ndodhi shpërthimi në Bejrut, ka deklaruar: “Mesazhi im është mesazh i miqësisë, dashurisë dhe sinqertë dhe ne po bëjmë përpjekje për dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për popullin e Libanit. Së shpejti një avion francez me ndihma dhe me një ekip për kërkimin e viktimave, do të arrijë në Liban. Ka edhe shtetas francezë që janë bërë viktimë në shpërthimin e Bejrutit dhe Parisi ka disa plane për mbështetjen e operacioneve për kërkimin e viktimave”.