UNICEF: Pas shpërthimit në Bejrut, 80 mijë fëmijë janë shpërngulur
UNICEF ka deklaruar se shpërthimi i tmerrshëm që ndodhi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ka shkaktuar shpërnguljen e 80 mijë fëmijëve libanezë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se UNICEF ditën e enjte shtoi: “Të paktën 80 mijë fëmijë libanezë kanë humbur strehimin dhe shtëpitë e tyre në shpërthimin e tmerrshëm të Bejrutit dhe janë shpërngulur.
UNICEF gjithashtu ka thënë se fëmijët të cilët kanë shpëtuar nga ky shpërthim, aktualisht po përballen me trauma psikologjike, ndërsa ka shtuar: “Për sigurimin e nevojave urgjente dhe të gjera të fëmijëve dhe familjeve të tyre në Bejrut, nevojitet një buxhet rreth 4.5. milionë dollarë”.
Vlen të theksohet se të martën pasdite ka ndodhur një shpërthim i tmerrshëm në portin e Bejrutit që sipas statistikave më të fundit, numri i viktimave të këtij shpërthimi ka shkuar 157 persona dhe numri i të plagosurve ka shkruar rreth 5000 persona.
OKB dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar kanë raportuar se dëmet e shkaktuara nga shpërthimi në portin e Bejrutit janë me miliarda dollarë.