Protesta të dhunshme në Bejrut
Disa banorë të Bejrutit janë mbledhur përballë ndërtesës së parlamentit dhe kanë kërkuar dënimin e autorëve përgjegjës për shpërthimin e fundit në portin e qytetit.
Protestat në Bejrut janë përqendruar në gjendjen e rënduar politike dhe ekonomike në vend dhe mbi situatën e krijuar nga shpërthimi. Protestuesit kishin ndërmend të thyenin barrikadën dhe të futeshin në ndërtesën e parlamentit. Forcat e policisë janë treguar të vetëpërmbajtur dhe u kanë bërë thirrje protestuesve që të tërhiqen dhe të mos përdorin dhunë. Ndërkohë ushtria e Libanit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në zonat e dëmtuara nga shpërthimi në port. Burime libaneze thonë se disa parti politike po nxisin njerëzit që të ngrihen në protesta.