Amerika mbështet hapur veprimet destruktive në Liban
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i99405-amerika_mbështet_hapur_veprimet_destruktive_në_liban
Amerika me veprimet e saj ndërhyrëse në Liban, ka shtuar përpjekjet për të dobësuar frontin e rezistencës dhe të lëvizjes Hezbullah.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 09, 2020 20:22 Europe/Tirane
  • Amerika mbështet hapur veprimet destruktive në Liban

Amerika me veprimet e saj ndërhyrëse në Liban, ka shtuar përpjekjet për të dobësuar frontin e rezistencës dhe të lëvizjes Hezbullah.

Qeveria Trump është e mendimit se shpërthimi i fundit në Bejrut ka krijuar një mundësi të artë për Amerikën dhe Francën që të ndërhyjnë në punët e brendshme të Libanit. Ambasada amerikane në Bejrut në kushtet kur kryeqyteti vuan pasojat e shpërthimit në port, ka ndërmarrë gjestin e gjoja mbështetjes së popullit libanez dhe ka mbështetur haptazi protestat që organizohen në këto kushte të vështira ku ndodhet Libanit. Kjo ambasadë me anë të një deklaratë ku thotë se Amerika  njeh zyrtarisht të drejtën e popullit palestinez për të protestues në formë paqësore dhe prej të gjithëve u kërkon të distancohen nga dhuna. Amerika me mbështetjen e saj për protestat në Liban kërkon që këto protesta t’i drejtojë në anën e kundërvënies së popullit ndaj Hezbullahut dhe Sejed Hasan Nasrullah kreut të kësaj lëvizjeje. Prej mëse dy vitesh Amerika ka bërë përpjekje të shumta për të ushtruar presione dhe për të vendosur kufizime ndaj Hezbullahut si vendosja e sanksioneve të gjera dhe inkurajimi i partnerëve evropianë për të ndërmarrë masa politike dhe ekonomike kundër Hezbullahut sidomos për  vendosjen e sanksioneve ndaj personave dhe organeve që janë të lidhur me Hezbullahun e Libanit. Kjo është në kohën kur situata e rënduar ekonomike në Liban është për shkak të politikave dhe veprimeve të qeverisë së mëparshme. Libani në mesin e tetorit 2019 u përball me një krizë ekonomike dhe politike. Kriza nisi pasi ish kryeministri Saad Hariri për të përmirësuar dhe shpëtuar ekonominë ndërmori disa veprime për shtimin e taksave dhe çmimet e disa mallrave. Pas kësaj Hariri u largua nga posti i kryeministrit dhe më 22 janar në vend të tij u zgjodh Hasan Diab. Mirëpo shpërthimi i 4 gushtit në Bejrut e përkeqësoi akoma më shumë gjendjen në Liban. Përveç veprimeve të Uashingtonit për të inkurajuar trazirat, protestat dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore në Liban, edhe Emanuel Makron president i Francës ka ndërhyrë hapur në çështjet e brendshme të Libanit. Makron gjatë vizitës që bëri në Bejrut për të inspektuar situatën e krijuar nga shpërthimit në portin e këtij qyteti, haptazi foli mbi domosdoshmërinë e zbatimit të kërkesave të Parisit dhe ka kërcënuar se do të ndjekë me intensitet realizmin e këtyre kërkesave. Një historian palestinez me banim në Liban shkruan; Makron me paturpësi thotë se është duke përpiluar një marrëveshje të re për jetën politike në Liban dhe gjatë vizitës së tij të shkurtër në Bejrut është sjellë në atë mënyrë sikur Libani të jetë akoma koloni e Francës. Është e qartë se iniciativa politike e presidentit francez është në përputhje me politikën e Uashingtonit për forcimin e rrjedhave pro-perëndimore dhe dobësimin e përkrahësve të rezistencës dhe lëvizjes Hezbullah në Liban. Mirëpo duke pasur parasysh bazat e forta të Hezbullahut në Popull, kjo përpjekje e perëndimit për të dobësuar apo shkatërruar frontin e rezistencës, përsëri do të dështojë.