Në emër të Palestinës, për hir të sionizmit
Marrëveshja midis drejtuesve të Tel Avivit dhe Abu Dhabit për normalizimin e marrëdhënieve mund të analizohet nga shumë analistë në kontekstin e problemeve politike, ekonomike dhe sociale të trekëndëshit SHBA-sionist-Emiratet e Bashkuara Arabe.
Publikimi i lajmit për normalizimin e marrëdhënieve mes Emirateve dhe regjimit sionist më datë 13 gusht, për një kohë të shkurtër u vu në qendër të vëmendjes së mëdhave rajonale dhe lajmet mbi shpërthimin në Bejrut, dorëheqjen e qeverisë së Libanit, trazirat në Irak dhe në veri të Sirisë dhe shtimi i viktimave nga virusi korona apo vrasja e civilëve nga koalicionit saudit në Jemen, u lanë pas dore. Edhe disfata e Amerikës në takimin e fundit të KS të OKB në përpjekjet e saj për të rinovuar embargon e armëve kundër Iranit, nuk arriti të ulë rëndësinë e lajmit të marrëveshjes së vendit të tretë arab që vendos marrëdhëniet diplomatike me regjimin sionist pas Egjiptit dhe Jordanisë. Qeveria amerikane e kryesuar nga Donald Trump, në këto kohëra ka bërë një llogaritje të mirë sa i përket publikimit të lajmit për normalizimin e marrëdhënieve të EBA me regjimin sionist. Trump kujtonte se me publikimin e lajmit për normalizimin e marrëdhënieve mes Abu Dhabit dhe Tel Avivit, busulla e arritjeve të tij në politikën e jashtme do të anonte në drejtim të fitores me miratimin e rezolutës anti-iraniane në KS të OKB, por që në këtë rast ai dështoi. Njëkohësisht me shpalljen e vendimit për normalizimin e marrëdhënieve mes EBA dhe regjimit sionist, plani për aneksimin e 30% të rajonit BPLJ në territoret e pushtuara që është pjesë e planit Marrëveshja e Shekullit u pezullua dhe u shty për një afat tjetër. Trump edhe këtë do e përdor si një gurë shahu për zgjedhjet e vitit 2020 që organizohen në më pak se 100 ditë. Ai këtë marrëveshje do të përdorë si një mjet për të treguar se për marrëdhëniet e sionistëve me arabët është hapur një urë e re. Por ashtu si Amerika, edhe EBA së bashku me regjimin sionist ndodhen në kushte të veçanta. Futja në luftën e Jemenit pas 5 vitesh nuk solli gjë tjetër veçse kërcënime dhe rreziqe për infrastrukturën e EBA nga raketat e jemenase, si dhe pasiguri në fushën politike dhe ekonomike. Përveç kësaj ulja e çmimit të naftës në tregjet botërore për shkak të virusit korona, shtimi i mosmarrëveshjeve mes vendeve të naftës për uljen e kërkesës, janë faktorë të pakënaqshëm për ekonominë e EBA. Në këto kushte EBA në vend që të hidhte hapa në drejtim të qetësimit dhe stabilizimit të rajonit, ka zbuluar hapur lidhjet e tij të fshehta me regjimin sionist me qëllim që të hapet porta e sionistëve në Gjirin Persik dhe tensionet në rajon të rriten. EBA veten e saj e ka vendosur përballë atyre kritikëve të cilët thonë se pas 7 shekuj nga historia e regjimit sionist, kompromisi me këtë regjim vetëm sa ka shtuar ambiciet e tij dhe nuk ka zgjidhur aspak apo asnjë nga çështjet e kombit palestinez.