Ndalohet falja e namazit për emiratasit në xhaminë Al Aksa
Myftiu i madh i xhamisë Al Aksa me një dekret fetar e ka shpallur të ndaluar faljen e namazit nga emiratasit në xhaminë Al Aksa.
Sheik Muhamed Husein, myftiu i madh i Kodsit dhe i Palestinës, deklaroi: në bazë të dekretit fetar të lëshuar në vitin 2012 leja për të udhëtar në Kods dhe për të vizituar xhaminë Al Aksa bëhet në kushte të përcaktuara një prej të cilave është mos vendosja e lidhjeve dhe kompromisi me regjimin sionist. Duke qenë se EBA dhe regjimi sionist kanë vendosur marrëdhëniet, vizitat e emiratasve në Kods është e ndaluar. Myftiu i Kodsit gjithashtu e quan haram kompromisin me regjimin sionist dhe shton se zbatimi i marrëveshjes së shekullit ka për qëllim uzurpimin dhe konfiskimin e Kodsit. Pas përpjekjeve të Donald Trump për të lehtësuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes EBA dhe regjimit sionist, të ënjtjen e kaluar u shpall zyrtarisht marrëveshja EBA-Izrael për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Marrëveshja mes EBA dhe regjimit sionist ka ngjallur një valë të gjerë kritikash dhe kundërshtimesh nga grupet palestineze, vende te rajonit dhe shumë personalitete politike të botës.