Marrëdhëniet Teheran-Bagdad të bazuara në interesin e përbashkët
(last modified Thu, 20 Aug 2020 08:11:24 GMT )
Gusht 20, 2020 10:11 Europe/Tirane
  • Marrëdhëniet Teheran-Bagdad të bazuara në interesin e përbashkët

Ministri i jashtëm i Irakut në konferencën e përbashkët me Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit deklaroi se marrëdhëniet e  vendit të tij me Iranin janë të bazuar anë interesin e përbashkët kulturor, politik dhe ekonomik.

Fuad Husein në këtë konferencë theksoi se Iraku gjithmonë mundohet të ketë bashkëpunim me vendet fqinje sipas interesit të përbashkët. Ministri i jashtëm irakian shtoi se Bagdadi kërkon marrëdhënie të mira me fqinjët mes tyre me Iranin me të cilin ka interesa të përbashkëta kulturore, politike dhe ekonomike. Fuad Husein dy dit ëmë parë në krye të një delegacioni të lartë politik dhe ekonomik ka shkuar për një vizitë në Uashington. Raundi i dytë i bisedimeve strategjike mes Irakut dhe Amerikës do të ndiqet në prani të ministrave të jashtëm të të dy vendeve. Amerikanët vazhdimisht mundohen të dobësojnë marrëdhëniet strategjike të Iranit dhe Irakut mirëpo Bagdadi nuk i kushton vëmendje kësaj kërkese të Amerikës. Autoritetet irakiane mes tyre presidenti Berham Saleh ka falënderuar Iranin për ndihmën e dhënë në luftën e Irakut kundër terrorizmit.

Tags