Shpërthim në një prej bazave të rezistencës në Lindje të Gazës
Regjimi sionist të hënën në mbrëmje sulmoi përsëri rripin e Gazës.
Shpërthimi i një bombe pranë një baze palestineze të rezistencës në Gaza ka martirizuar të paktën katër palestinezë dhe plagosur me dhjetëra të tjerë. Bomba goditi menjëherë një qendër rekrutimi policie në Kisak, në perëndim të Gazës, duke martirizuar katër luftëtarë palestinezë të rezistencës. Gjithashtu disa palestinezë të tjerë u raportuan të plagosur në këtë shpërthim dhe u dërguan në spital. Sulmi erdhi disa orë pasi ministri izraelit i luftës kërcënoi banorët e Rripit të Gazës. Disa orë më parë, Ministri izraelit i Luftës, Bani Gantz, i cili ishte tepër i zemëruar nga lëshimi i balonave zjarrvënëse nga palestinezët, tha: Lëshimi i raketave ose hedhja e balonave në Izrael është e padurueshme dhe për sa kohë që këto veprime të Gazës vazhdojnë, ne do të vazhdojmë sulmet tona në këtë rajon. Sulmi vjen pasi javët e fundit regjimi sionist ka sulmuar në mënyrë të përsëritur Rripin e Gazës me sulme ajrore dhe artileri nën pretekstin e lëshimit të balonave zjarrvënëse.