Letra e EBA për OKB: Turqia kërcënim për rajonin
Tensionet midis Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe kanë hyrë në një fazë të re dhe Abu Dhabi sot i shkroi një letër Këshillit të Sigurimit të KB duke e quajtur Turqinë një kërcënim për sigurinë rajonale, duke pretenduar se Turqia është një burim i pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë në botën Arabe.
Sipas Grupit Ndërkombëtar të Agjencisë së Lajmeve Fars, Emiratet e Bashkuara Arabe në letrën e cila u shkrua në përgjigje të vërejtjeve të përfaqësuesit turk në KB, thanë se Turqia ndjek një politikë të jashtme "armiqësore", ndërsa qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe kërkon stabilitetin dhe sigurinë në rajon. Abu Dhabi gjithashtu pretendoi se Turqia po përpiqet të largojë vëmendjen me veprimet e saj "të rrezikshme" dhe po ndjek një politikë kaosi në botën arabe. "Sulmi i Turqisë ndaj Sirisë është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ky vend vazhdon të ndërmarrë veprime të njëanshme dhe të injorojë rezolutat e Këshillit të Sigurimit, ndërsa në të njëjtën kohë bëhet një pikë kalimi për elementët e ISIS në Afganistan dhe Azinë Qendrore", thuhet në letër. Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe akuzoi Turqinë për abuzimin me çështjen e refugjatëve për të arritur qëllimet e saj, duke i quajtur ato "qëllime të çmendura". Letra vjen pasi kohët e fundit tensionet midis dy vendeve janë përshkallëzuar dhe qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe dje dërgoi nëntë aeroplanët ushtarakë për manovra ushtarake me Greqinë në ujërat e përbashkëta mes Turqisë dhe Greqisë, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Ankaraja.