Nasrullah thekson vazhdimin e përballjes me armiqtë
(last modified Sun, 30 Aug 2020 07:00:38 GMT )
Gusht 30, 2020 09:00 Europe/Tirane
  • Nasrullah thekson vazhdimin e përballjes me armiqtë

Sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, theksoi vazhdimin e përballjes me armiqtë dhe shtoi: Boshti i rezistencës për nga pozita ushtarake, politike dhe e sigurisë do të thyejë armikun.

Sejed Hasan Nasrullah, me rastin e ditës së Ashures së imam Huseinit, deklaroi se aktualisht propaganda negative kundër rezistencës është shtuar. Në vazhdim Nasrullah përmendi sulmin e pashembullt të mediave kundër Hezbullahut në këto dekada dhe tha se me miliona dollarë u jepen mediave nga ambasadat e vendeve arabe përreth gjirit Persik për të propaganduar kundër Hezbullahut. Sekretari I përgjithshëm I Hezbullahut të Libanit refuzoi propozimin e Amerikës për ndryshimin e sistemit politik të Libanit kundrejt marrjes së parave dhe tha: Ata na kanë propozuar që kundrejt parave të heqim dorë nga pushtetit dhe të ndryshojmë sistemin politik të Libanit, mirëpo ne nuk e bëjmë dhe nuk do të bëjmë këtë gjë.

Tags